Rikthimi i basteve, Artan Shyti: Duhet të përcaktohet me ligj sa do marrë sporti

Rikthimi i basteve, Artan Shyti: Duhet të përcaktohet me ligj sa do marrë sporti

Pro.dr. Artan Shyti, pedagog sportiv, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se me rikthimin e basteve sportive, nuk duhet të gabohet siç ndodhi kur u mbyllën.

Shyti u shpreh se duhet të deklarohet me ligj sa para do të marrë sporti nga bastet.

U gabua që bastet u mbyllën, tani u pranua gabimi nga ata që vetë e mbyllën, nga qeveria. Unë që atëherë e kam thënë se nuk ishte mënyra e duhur për tu mbyllur. Nëse u gabua kur u mbyllën, nuk duhet gabuar kur të hapen, ky është problemi që unë kam. Sa përqindje e kësaj do i shkojë sportit, duhet përcaktuar me ligj. Unë nuk e kuptoj pse duhet të marrë para nga këto shteti.

Ligji duhet të jetë ligj, sepse qeveria sot jep, ndërsa nesër nuk jep. Duhet të insistojmë, që të jetë një përqindje e përcaktuar të jetë për sportin. As për kulturën nuk duhet të shkojnë. Duhen vetëm për sportin dhe për rehabilitimin.

Edhe në Itali ka pika fizike. E gjithë bota që është përpara nesh, nuk punon vetëm online. Do veprohet në këtë mënyrë, do të depozitosh para në llogarinë tënde dhe do të paguash që aty. Do deklarosh nga i ke marrë paratë dhe kur të fitosh paratë nuk do të vijnë në dorë, por në llogarinë tënde.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy