
Serbia fton Shqipërinë të japë kontributin e saj në dialogun me Serbinë.
“Serbia dhe Shqipëria mund të komprometojnë dhe zgjidhin çështjen e Kosovës në mënyrë reciproke, të pranueshme dhe të qëndrueshme, si dhe sfidat e tjera me të cilat ballafaqohen të dy vendet”, është shprehur dje ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
Sipas tij, ka shembuj që tregojnë se Serbia dhe Shqipëria mund ta mbështesin njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal.
Në Panelin e organizuar nga Tanjug, për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve, Daçiq tha se në përfitim reciprok dhe në dobi të rajonit, mbështetja e ndërsjellë vërtetohet nga marrëveshjet e arritura në lidhje me selinë e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor në Tiranë ose në selinë e komunitetit të Sekretariatit të Transportit në Evropën Juglindore në Beograd.



