KE, 314.9 mln euro ndihmë financiare për Bosnjen (VIDEO)

KE, 314.9 mln euro ndihmë financiare për Bosnjen (VIDEO)

Bosnja do të përfitojë plot 314.9 milionë euro nga Komisioni Europian, për investime të reja në kuadër të integrimin në Bashkimin Europian. Dokumenti Strategjik Indikativ i Rishikuar për Bosnje dhe Herzegovinën vlen për periudhën 2014-2020.

Dokumenti strategjik është përditësuar duke marrë parasysh zhvillimet më të rëndësishme drejt procesit të integrimit në BE dhe rezultatet e arritura deri tani në fushat e ndryshme të ndërhyrjes. Si rezultat i rishikimit, Dokumenti Strategjik Indikativ për Bosnje dhe Herzegovinën është zgjatur deri në vitin 2020, pasi fondi i mëparshëm mbulonte vetëm periudhën deri në vitin 2017.

Për më tepër, duke marrë parasysh progresin e bërë që nga viti 2014 në zhvillimin e strategjive mbarëkombëtare në sektorët kryesorë me përparësi, Dokumenti Strategjik i Rishikuar Strategjik përfshin sektorë të rinj për mbështetjen IPA II për Bosnje dhe Herzegovinën si bujqësia dhe zhvillimi rural, mjedisi dhe energjia.

Por nga ana tjetër, për periudhën 2018-2020, Bosnja dhe Hercegovina do të përfitojnë nga ndihma IPA II për zbatimin e reformës së administratës publike, duke përfshirë menaxhimin financiar publik.

Mbështetja në sektorin e sundimit të ligjit do të përmirësojë më tej qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët dhe do të përmirësojë koordinimin dhe kapacitetin për menaxhimin e kufirit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Asistenca IPA II do të mbështesë reformat e mëtejshme për të siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore, në veçanti të grupeve më të prekshme, përfshirë romët dhe refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Për më tepër, IPA do të vazhdojë të mbështesë reformat në sektorin e arsimit, punësimit dhe sociale duke u fokusuar në reformën e punës dhe institucioneve të punësimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy