Palma e Artë në festivalin e filmit të Kanës shkoi për 'The Square' nga Ruben Östlund, regjizori rus Andrey Zvyagintsev u nderua me çmimin e jurisë për dramën e tij, 'Loveless'. Diane Kruger ju dha cmimi si Aktorja më e mirë për rolin e saj në ‘In the Fade’ ndërsa çmimi për 70 vjetorin shkoi për Nicole Kidman, i krijuar posaçërisht për aktoren australiane, e cila u shfaq në katër filma në garën e këtij viti.



