Pedagogu Shpend Gashi thotë se de fakto jemi mbretëri për shkak të mënyrës se si qeverisemi.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Gashi deklaroi se Italia e ka zgjedhur territorin shqiptar për kampin e refugjatëve, për t’iu shmangur problemeve të të drejtave të njeriut.

Besoj se kampi është mentorim që ka ardhur nga dirigjentët që ndodhen pas perdeve të politikës botërore.
Investigimi i RAI3 ka një lloj jokoherence dhe në gjithë këtë fitoi Rama. U bë një paralajmërim para një muaji se do ishte pjesa e dytë e emisionit, por nuk u dha, u shty.
Një ditë të bukur, tre orë para pritjes del një lajm që vetë regjisori dhe autori i RAI3, Report, tha se do e shtyjmë për arsye që nuk u dhanë.
Rama po prapë ka ndërhyrë në një lloj forme që ta relativizonte. Rama edhe sulmin më të madh e kalon në marketing për veten.



