Qëndrimi për luftën në Ukrainë/ Anulohen konceretet e bashkëthemeluesit të Pink Floyd në Poloni

Qëndrimi për luftën në Ukrainë/ Anulohen konceretet e bashkëthemeluesit të Pink Floyd në Poloni

Koncertet e planifikuara në Poloni nga bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, janë anuluar pas qëndrimit të muzikantit ndaj luftës në Ukrainë.

Promotori i koncertit, Live Nation Poland, konfirmoi anulimin, por nuk dha asnjë arsye për këtë.

Debati u shkaktua nga një letër e hapur që Waters i shkroi Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska.

Në letër ai shkruan: “nacionalistët ekstremë në Ukrainë e kanë vënë vendin tuaj në rrugën e kësaj lufte katastrofike”

Ai akuzoi bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për dështimin e përmbushjes së premtimeve të fushatës zgjedhore për të sjellë paqe në rajonin e Donbasit dhe nuk përmendi përgjegjësinë e Rusisë për luftën.

Në përgjigje, Zelenska shkroi në Twitter se ishte Rusia ajo që pushtoi Ukrainën dhe tani po shkatërronte qytetet e saj dhe po vriste civilë. “Roger Waters, duhet të kërkosh paqe nga Presidenti i një vendi tjetër”, ka shkruar ajo.

Letra e hapur e Water bëri që Łukasz Wantuch, një këshilltar i qytetit të Krakovit, t'i nxiste njerëzit të bojkotojnë koncertet.

Këshilltarët bashkiakë kanë hartuar një rezolutë për ta shpallur Waters person “non grata”, që do të votohet në një seancë më 28 shtator.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy