Mbyllja e Tik-Tok/ Mërtiri: Rama zgjodhi rrugën më të lehtë, të rinjtë janë të keqedukuar

Mbyllja e Tik-Tok/ Mërtiri: Rama zgjodhi rrugën më të lehtë, të rinjtë janë të keqedukuar

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar vendiin e kryeministrit Rama pwr mbylljen e TikTok.

Ai u shpreh se është një mjedis ku ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti dhe mjedis ç’edukues për të rinjtë, por nuk është mbyllje zgjidhja dhe se Rama i ka rënë për shkurt, duke e mbyllur.

Sipas tij TikTok nuk është rrugaçi, por është rruga dhe fakti që rruga mbart rrugaçë nuk është faji i rrugës, por i rrugaçëve dhe shtetit.

Drupal Ad

TikTok është një diarre e vërtetë, një mjedis ku më shumë se kudo ushtrohet vulgariteti, banaliteti, vaniteti, mjedise të rënda ç’edukuese për të rinjtë, por a është mbyllja zgjidhje? A është qëllimi i Ramës të zgjidhë këtë problem? TikTok është pasoja e problemit, të rinjtë janë të keqedukuar nga shoqëria dhe nga shkolla.

Kur flitet për rrugaçin e lagjes që thotë Rama, është argument metaforik, por nuk e shënjon në mënyrën e duhur.

TikTok nuk është rrugaci, por është rruga. Fakti që rruga mbart rrugaçë nuk është faji i rrugës, por i rrugaçëve dhe shtetit që nuk i çon në institucionet e tjera. Nëse ne mbyllim një rrugë, rrugaçi shkon në një rrugë tjetër. Zgjidhja e shtetit është të patrullojë, të shohë profilet problematike, sherret, ata që ekspozohen me armë, etj.

Rama zgjedh rrugën e lehtë, i fut një të mbyllur fare. Nëse mbyllim TikTok, çfarë do të bëjnë të rinjtë? Do të shkojnë të Snapchat, Facebook e me radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy