Gjyqi për shpifje/ Ndërpritet seanca mes Nushit dhe Vokshit. Deputetja: SPAK po kryen hetime për Check Up-in (VIDEO)

Gjyqi për shpifje/ Ndërpritet seanca mes Nushit dhe Vokshit. Deputetja: SPAK po kryen hetime për Check Up-in (VIDEO)

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ku biznesmenja ka paditur për shpifje deputeten e PD-së. Gazetari Arsen Rusta raporton seanca është ndërprerë pasi është administruar një provë e re. Albana Vokshi bën me dije se SPAK e ka njoftuar se kallëzimi i saj për koncesionin e Check Up-it është regjistruar dhe po kryhen hetime ndaj Vilma Nushit dhe disa personave të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet më 3 korrik.

Do të duhej të ishte një seancë vijuese, por është ndërprerë, për shkak se është administruar një provë e re. Albana Vokshi në cilësinë e deputetes dhe ish-kryetares së Komisionit Hetimor për Check Up-in deklaron se Vilma Nushi e ka paditur thjesht për t’i mbyllur gojën, duke i bërë një proces politik shantazhues. 

Deputetja ka thënë pse më ka paditur vetëm mua dhe jo anëtarët e tjerë të komisionit, por sipas saj gjithçka është e qëllimshme pasi komandohet nga kryeministri Rama. Ajo ka nxjerrë një dokument ditën e sotme, ku në 12 maj 2025 ka marrë një përgjigje nga SPAK, ku thuhet se pas kallëzimit të bërë në 2020 nga Albana Vokshi, kallëzimi i saj është regjistruar dhe po kryhen hetime ndaj disa personave, mes të cilëve edhe Vilma Nushi që ka marrë koncesionin e Check Up-it. 

Në 3 korrik do të jetë seanca e radhës ku do vlerësohet nëse ka apo jo elementë të veprës penale shpifje të Vokshit ndaj Nushit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy