Varësia nga sheqeri, Hoxha: E dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik, duhet disiplinë dhe në ushqim

Varësia nga sheqeri, Hoxha: E dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik, duhet disiplinë dhe në ushqim

Psikologe Denisa Hoxha në një lidhje skype në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me varësinë nga sheqeri dhe dëmet psikologjike dhe fizike që ai shkakton.

Ajo shprehet se stresi e gjenë ngushëllimin tek ëmbëlsirat, por kjo është një stil jetese i dëmshëm sepse duke konsumuar vazhdimisht sheqer ti krijon varësi njësoj si drogat e tjera.

Sipas saj kujdes duhet treguar dhe me fëmijët të cilat kryesisht ndjekin stilin e jetesës së prindërve të tyre, prandaj duhet të jemi të disiplinuar me ushqimin.

Stresi nis që në mëngjes veçanërisht për ata persona që flenë keq. Shumë persona e shohin sheqerin si zgjidhje të menjëhershme, por e ngrëna ndikon dhe te shëndeti mendor, veçanërisht sheqeri.

Stresi e gjen ngushëllimin te ëmbëlsirat dhe duke ngrënë ato ke një humor më të mirë sepse rrit glukozën, por problemi është se si rritet ashtu dhe ulet niveli i glukozës duke luhatur dhe humorin tonë.

Glukoza ndikon drejtpërdrejtë në biokiminë e trurit tonë. Prandaj në momentin që këta persona konsumojnë vazhdimisht sheqer krijojnë varësi e cila është njëlloj si drogat e tjera. Mund ta heqësh duke përmirësuar stilin e jetesës.

Sheqeri më i dëmshëm se vetë kafja, krijon varësi të mirëfilltë, në momentin që rrit nivelin e dopaminës është ai që krijon varësi dhe je gjithmonë i varur nga ky konsum, por problemi qëndron te fëmijët që marrin të njëjtën stil jetese si prindërit.

Ata gjejnë të njëjtën zgjidhje që prindërit zgjedhin, por në rastin e fëmijëve obeziteti tek ata është një problem i madh dhe lidhet me përdorimin e sheqernave të tepërta. Një ëmbëlsirë automatikisht të bënë të lumtur të shpërblen, është simboli i festës i të ndjerit mirë dhe jo më kot shumë persona janë të varur nga sheqernat.

E pyetur se si mund ta heqim këtë varësi nga ëmbëlsirat, Hoxha tha se ëmbëlsirat duhen ngrënë me masë një herë në javë dhe duke bërë sport.

Në momentin që gjatë ditës ke dëshirë për ëmbëlsirë mund të konsumosh fruta të thata.

Pastaj duhet të marrim në konsideratë të gjitha pasojat nga ana fizike dhe mendore, duhet të jesh i disiplinuar, të sakrifikosh pak. Mund të bëjmë sport sepse përmes tij mund të rrisim hormonin e lumturisë, pra të zgjedhësh rrugën e duhur.

Cilësia e jetës tani është më e mirë se dikur, por pavarësisht kësaj kemi më shumë të stresuar të rinj tani se atëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy