
Në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, janë vrarë mbi 12 mijë ushtarë rusë, që nga 24 shkurti, ditë kur nisi agresioni.
Është ky bilanci i publikuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas pretendimeve të Ukrainës, rusët kanë humbur 303 tanke, 1036 mjete të rënda, 120 sisteme artilerie, 56 raketa shumëdrejtimëshe dhe 27 sisteme mbrojtjeje anti-ajrore.
Bazuar në buletinin e publikuar nga pala ukrainase, janë shkatërruar 48 mjete dhe 7 dronë.
Në total nga të dyja kampet, përfshirë edhe popullsinë civile, raportohen rreth 20 mijë viktima.



