Kosova do të subvencionojë qytetarët që e kursejnë energjinë elektrike

Kosova do të subvencionojë qytetarët që e kursejnë energjinë elektrike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se qytetarët që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria. Deklarata e shefit të ekzekutivit u bë gjatë një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ministri tha kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, do të do të subvencionohet.

“Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatëve, ose 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët”, ka thënë ai.

Kurti tha se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj, shtatorin.

Ndërkaq, pensionistët do të marrin nga 100 euro për muajin shtator, ndërsa shumën e njejtë do ta marrin edhe studentët, në nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy