Pas pritjes të organizuar nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama për ambasadorët e Shqipërisë nëpër vende të ndryshme të botës nuk kaloi pa u vënë re dhe mungesa e një ceremonie të tillë nga ana e Presidencës.
Sipas “Panorama online” Presidenti Nishani vendosi ditën e sotme të anulonte takimin me përfaqësuesit e shtetit shqiptar në botë pasi nuk ka dashur të takonte ambasdaorët që në të kaluarën ka refuzuar t’I dekretojë. Kujtojmë këtu “incidentin” me poetin Visar Zhiti, i cili u propozua si ambasador I Shqipërisë në Vatikan por hasi në konfliktin politik mes Nishanit dhe eksekutivit Rama.
Gjithmonë sipas “Panorama online” ambasadorët kanë pritur për sqarime në dyert e Presidencës, deri kur Shefi i Kabinetit i njoftoi personalisht se Presidenti refuzon t’i presë.



