
Një 28-vjeçar me inicialet E.M. është arrestuar pasi duke drejtuar një automjet, përplasi një tjetër makinë me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Kjo e fundit është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.



