Japonia do të vendosë sanksione kundër Rusisë, nga pezullimi i vizave te ngrirja e aseteve

Japonia do të vendosë sanksione kundër Rusisë, nga pezullimi i vizave te ngrirja e aseteve

Japonia do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë. Një deklaratë e tillë u bë të mërkurën nga Kryeministri Fumio Kishida, duke i cilësuar lëvizjet e Moskës, një shkelje të papranueshme të sovranitetit të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar.

Kishida tha se Japonia do të pezullojë dhënien e vizave dhe do të ngrijë asetet e personave të përfshirë në njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, dy rajonet pro-ruse të drejtuara nga separatistët në Ukrainën lindore.

Mirëpo Kishida nuk specifikoi emrat apo mënyrën se si do të kryheshin sanksionet.

Ai tha gjithashtu se Japonia do të ndalojë importet dhe eksportet në dhe nga Donetsk dhe Luhansk, si dhe do të ndalojë emetimin dhe qarkullimin e bonove ruse në Japoni. Kishida shtoi se detajet e sanksioneve do të diskutohen më tej. 

Kryeministri japonez tha se veprimet e Rusisë kanë shkelur “qartësisht” sovranitetin, integritetin territorial dhe ligjin ndërkombëtar të Ukrainës dhe i kërkoi Rusisë që ta zgjidhte situatën përmes një procesi diplomatik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy