Që prej kësaj të diele, italianët do të votojnë dy ditë, në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës.
Eva Pregu, avokate tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se të huajt janë shumë të interesuar, megjithëse duket e vështirë arritja e një kuorumi duke qenë se dhe partitë në pushtet po bëjnë thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në këtë referendum.
Qytetarët janë shumë të interesuar, të huajt janë shumë të interesuar sidomos për nënshtetësinë, sepse kemi një reduktim të konsiderueshëm të periudhës kohore që është e domosdoshme për kërkesën e nënshtetësinë. Gjithashtu dhe për kushtet e punës. Shpresoj që të ketë një pjesëmarrje të madhe në kërë referendum edhe pse është pak e vështirë.
Forcat e politike të së djathtës, janë kundër këtij referendumi. Kanë bërë apel që të mos shkojnë të votojnë që të mos arrihet kuorumi i domosdoshëm. Partitë në qeveri kanë bërë apel qytetarët të mos marrin pjesë.



