"Vendet e NATO-s duhet të rrisin prodhimin e armëve për betejat e ardhshme"

"Vendet e NATO-s duhet të rrisin prodhimin e armëve për betejat e ardhshme"

Vendet e NATO-s duhet urgjentisht të rrisin prodhimin e armëve, paralajmëroi ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përpara një takimi të ministrave të aleancës këtë javë.

Në një intervistë me POLITICO të hënën vonë, politikani ukrainas tha se nuk do të ishte e mundur të fitohej në fushën e betejës në një afat më të gjatë pa investuar në prodhimin e më shumë armëve.

“Ndërsa po luftojmë betejat e sotme, duhet të mendojmë se si do të luftojmë betejat e së nesërmes”, tha Kuleba.

Ministri vuri në dukje se vendet e NATO-s duhet të "fillojnë prodhimin e armëve të nevojshme sot".

Nëse kjo nuk ndodh, paralajmëroi ai, "ne nuk do të jemi në gjendje të fitojmë, kaq e thjeshtë".

Ministrat e NATO-s do të zhvillojnë bisedime të martën dhe të mërkurën në Bukuresht, me axhendën që pritet të përfshijë mënyrën e mbështetjes më të mirë të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy