Nano: ‘Rama 3’ ka nevojë për një shkundje të fortë, asnjë mundësi për qeveri teknike

Nano: ‘Rama 3’ ka nevojë për një shkundje të fortë, asnjë mundësi për qeveri teknike

Analisti Mustafa Nano në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike teksa e ka cilësuar Bashën një imitim të Berishës në çdo fazë.

Ai tha se dorëheqja e Bashës nuk e bind pasi motivi i tij ishte i paqartë, duke shtuar se ai do jetë kandidat për kreun e ri të partisë dhe se do të fitojë.

Ndërsa lidhur me qeverinë Rama, Nano deklaroi se kjo qeveri ka nevojë për një shkëndijë dhe jo rokadë me të njëjtën frymë dhe logjikë.

Sipas tij sa i përket mundësisë për krijimin e një qeverie teknike, ai tha se ajo për të cilën ka vendi nevojë është qeveri politike dhe se kjo tezë jo vetëm që nuk e bind por edhe ai beson se nuk ka mundësi që të ndodhë.

Intervista e plotë

1- Lulzim Basha me zyrë dhe ekip të ri. Duket se ka zgjedhur të mos largohet apo mund të jetë një largim i butë?

Pasi dha dorëheqjen u zhvendos në një zyrë me një staf të vogël, pra mesa duket Basha po imiton Berishën në çdo fazë. Basha mund të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e partisë, këtë se përjashtoj, nuk do ja sugjeroja nëse do isha njeri i afërt të tij. Ai nuk ka bërë një dorëheqje të qartë sepse shanset ju dhanë. ‘Vendimi im është i padiskutueshëm’ ai se ka thënë këtë gjë. Ai thjesht dha dorëheqjen por la hapur derën e rikandidimit. Dhe duke parë zhvillimet pas këtij vendimi të tij, besoj se Basha do rikandidoj dhe në fund fare do të kemi dy parti.

2-As Alibeaj nuk ka apeluar ende vendimin e gjykatës që njohu statutin e Berishës. Duket sikur ka një farë dorëzimi nga grupi i Bashës. Çfarë çoi në këtë rezultat, 6 marsi, gjykata apo presioni i amerikanëve?

Vendimin e gjykatës po e qortojnë të gjithë. S’jam ekspert të gjykoj mbi vendimin por jam i çuditur që gjykata nuk ka kërkuar nga grupi i rithemelimit një përpjekje për të bërë transparente vendimet e tyre. Të garantoj një lloj transparence. Berisha mori legjitimitet dhe nga 6 marsi sepse ai ishte një test i madh. Berisha pretendon se kanë qenë x delegatë, gjykata mund të verifikonte saktësinë.

Apelimi nuk është bërë akoma dhe kjo do të thotë se ndoshta është e kot të vazhdojnë, aty ishte një kërkesë që është miratuar. Ata mund të jenë bindur se dhe po të apelosh mund të merret i njëjti vendim. Ajo që unë mendoj është se Basha do jetë kandidat dhe do fitojë sepse teksti dorëheqjes dhe miotivi ishte i paqartë, fakti që ka marrë zyrë do të thotë që është mjaft aktiv dhe se ai do të rri aty kështu flasin faktet.

3-Në kampin e majtë po përflitet për ndryshime në Qeveri. A duhet të ndodhin këto ndryshime? A ka nevojë për një shkundje tjetër Qeveria?

Kjo qeveri ka shumë nevojë për shkundje dhe jo rokada me të njëjtën frymë dhe logjikë. Rama nuk di si ta ri shpik. Rama duhet të heqë dorën nga fryma që ka qeverisur deri tani. Ai duhet të marrë njerëzs që tu besoj portofolet, dikasteret, njerëz që të kenë guxim ti thonë që jo kjo nuk bëhet. Rama nuk ka asnjë njeri që ti thojë jo. Në këtë kuptim rishpikjen e tij e lidh me këtë gadishmëri të Ramës për rihapjen e personaliteteve.

4-Nëse kujtojmë qeverinë e parë të Ramës, në 2013-ën, ministrat që zgjodhi atëherë vijojnë të jenë ende në funksione të tjera të rëndësishme edhe nëse nuk janë sot ministra (përjashto Tahirin). Mos ndoshta është ky riciklim që e bën qeverinë e Ramës edhe më të korruptuar se ajo e Berishës, siç ju u shprehet një javë më parë…

Kur fola për korrupsionin pata parasysh sistemin e korrupsionit, por nuk di të them nëse kjo qeveri është më e korruptuar se ato të kaluarat. Kështu që për mua është keqardhja që Rama vazhdon të promovojë njerëz që kanë imazhin të njollosur dhe ky është problem, sepse nuk mund ti jepet një dikaster një njeriu të tillë edhe nëse je i ndershëm.

5-A duhet të mendohet për krijimin e një qeverie teknike?

Nuk ka pse ata sapo e kanë marrë këtë qeveri. Duhet qeveri politike dhe jo teknike sepse emergjencat, luftrat, pandemitë nuk zgjidhen me qeveri teknike kështu që nuk më bind teza e një qeverie teknike. Plus që nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë, do të duheshin njerëz në rrugë presione të mëdha por kjo nuk më bind.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy