10 persona i grabisin paratë dhe dhunojnë biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël (VIDEO)

10 persona i grabisin paratë dhe dhunojnë biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël (VIDEO)

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe grabitur mbrëmjen e djeshme në banesën e tj në Nikël të Fushë-Krujës.

Biznesmeni ka rrëfyer se kanë qenë 10 persona ata të cilët iu janë futur në banesë me dhunë dhe i kanë marrë 100 mijë euro.

Ai në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se është torturuar nga 10 persona me maska, të cilët kanë kryer grabitjen.

Sipas tij, familja ka qenë për darkë te një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë, ku disa orë më vonë do të futej një grup i armatosur.

Çangu ka rrëfyer se familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të banesës, ndërsa atë e kanë torturuar dhe lidhur për t’i dhënë çelësin e kasafortës që mbante në shtëpi.

Ai është shprehur se mes tyre kishte edhe një person me uniformë policie, dhe se ata kanë grabitur mbi 100 mijë euro.

Ndërkohë burimet nga Prokuroria, thotë se në mesin e provave është gjetur edhe një kapelë e njërit prej autorëve të grabitjes.  

Policia, në njoftimin e saj, bënë të ditur se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy