8 futbollistë me Covid-19, pasi i anuluan ndeshjen futbollistët e Prishtinës i nxjerrin në rrugë

8 futbollistë me Covid-19, pasi i anuluan ndeshjen futbollistët e Prishtinës i nxjerrin në rrugë

Nuk përfundojnë telashet për skuadrën e Prishtinës, e cila shkoi për të luajtur futboll në Gjibraltar, por pasi 8 futbollistë rezultuan pozitivë me Covid-19, UEFA i anuloi ndeshjen, ndërsa skandali nuk u mbyll këtu.

Pasi stafi i hotelit u informua se disa futbollistë rezultuan pozitivë me koronavirus, nuk e lejoi ekipin që të rikthehej në hotel.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Prishtinës shihen teksa qëndrojnë të ulur jashtë hotelit ku duhet të akomodoheshin.

Sa i përket ndeshjes ndaj skuadrës së Lincoln Red Imps, është Komisioni i Disiplinës që do të marrë një vendim për ekipin që do të kualifikohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy