
Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, solli karakteristikat e 12 shenjave të horoskopit të cilat do ta shënojnë muajin e fundit të vitit.
Radhazi ajo specifikoi se si do të jetë dashuria, puna dhe financat për këto shenja dhe se si do të jetë muaji dhjetor për ta.
Dashi
Gjatë muajit dhjetor, do të jetë ndër shenjat më me fat. Do të jetë ndër shenjat e mëdha, i drejtuar nga Marsi dhe gjatë tërë muajit do të jenë në fazë zgjerimi edhe nga ana ekonomike dhe nga ana personale, do të rrisin rrethin e tyre shoqëror dhe do të jenë ehe nga ana profesionale.
Pas datës 13, do të vëmë re se do të kemi pak probleme me komunikimin, me makinat dhe mundet edhe të kenë edhe probleme midis vëllezërve dhe motrave.
Demi
Është një nga shenjat që do të ketë ndikim më të madh në anën financiare. Këto janë të varur nga harta personale dhe këto do të jenë pozitive, por nuk i këshilloj demët të bëjnë ndonjë marrëveshje, kontrata, sidomos pas datës 13 deri më 4 janar të mendoni disa herë parasë të veproni. Nga ana personale do të jenë më të stabilizuar.
Binjakët
Do të jenë shenja që do të jetë më e prekur pjesën e p[arë të muajit, sepse Hëna do të jetë në shenjat e tyre dhe do të fillojnë të vënë re problemet me personat dhe do të ju duhet të vendosin se cilët njerëz do të mbajnë në jetën e tyre. Prandaj shenja e binjakëve do të jetë një periudhë pakës e vështirë, por do të kenë mundësi të zhvillohen.
Gaforrja
Faktikisht gaforret do të ndikohen në botën e tyre të brendshme, do të fillojnë të shikojnë se fati i kanë lënë në hije, do të përballen me hijet, me anën e tyre të errët, dhe kjo gjë do i bëj ehe të rriten si persona. Do të jetë një fazë që këtë muaj të preferojnë të mbyllen pak.
Luani
Luani si mbret i pyllit edhe gjatë dhjetorit do të jetë mbret i dhjetorit, sepse do të jetë shenja më me fat. Do të ketë ndikime shumë të mirë, për jetën personale, lidhje, dashuri, edhe nga ana ekonomike, mund ta themi që do të kenë ndikime pozitive në të gjitha fushat e jetës.
Virgjëresha
Për fate të keq, aq mirë do të jetë në pjesën e parë të dhjetorit. Do të ketë shumë ndryshime tej mase në karrierë, edhe pse është shenje e ndryshueshme vet ngaqë është shenjë toke, por që ka nevojë për siguri. Mund të ketë probleme me ambientimin. Por që pas pjesës së dytë, virgjëresha mund të jetë pak më me tepër fat.
Peshorja
Dy javët e parë të dhjetorit, do të hyjnë në një fazë që do të kenë pak më tepër fat. Do të bëjnë udhëtime jashtë shatit dhe do të kenë nevojën të njihen me fytyra të reja, mund te kenë edhe fat sa i takon çështjeve gjyqësore, nga ana tjetër mund te kenë edhe njohje te reja, por lidhjet aktuale do të stabilizohen më tepër.
Akrepi
Akrepat janë njerëz të thellë dhe i marrin gjërat shumë seriozisht, nëse nuk ju mbushet mënda, bëhen detektivë shumë të mirë. Gjatë këtij muaji, do të jenë më tepër të ndikuar në jetën e tyre të përditshme. Mund të kenë ndryshim në vendin e tyre të punës, ose mund të ndryshojnë dinamikat aty. Në pjesën e dytë te dhjetorit do të kenë zhvillim më të mirën në anën ekonomike.
Shigjetari
Pjesa e parë e dhjetorit do të merrte me vetën e tij dhje me partnerin tij. Këto lidhje do të kalojnë dhe një here do të rishikohen, ndërkohë në pjesën e dytë të dhjetorit do te kenë probleme në komunikim dhe ato lidhjet e vjetra do të arrijnë të rregullojnë komunikimin.
Bricjapi
Pjesa ku do të preket më tepër është te familja, pjesa e parë e dhjetorit, ndërkohë që pjesa e dytë do të jetë e prekur karriera dhe marrëdhëniet që kanë me bankat, mund të aplikojnë për kredi. I këshilloj bricjapet që duke qenë se dhe Merkuri do të jetë në retrograd, këto marrëveshje mund të dalin me kleçka dhe mund të dalin probleme me vonë.
Ujori
Ujori nga shenjat ë do të preket për mirë, sidomos do të kenë ndryshe e sa i përket anës shoqërore do të kenë lidhje të reja, dhe në të njëjtën kohë mund të kenë edhe lidhje të reja intime. Pjesa e dytë ata do të jene të prekur sa i përket vetes së tyre.
Peshqit
Gjatë kësaj kohë do të kenë ndikime në karrierë, bis do të kenë shumë probleme të ndejshme. Do të jenë në një pozicion të ndjeshëm. Dhe mund të kalojnë në psikologjinë e vetsakrificës dhe gjatë këtij muaji mund të jetë kjo në pah.



