Protesta në Rudarë, Pula: E dirigjuar nga Vuçiç! Brukseli nuk i trajton njëlloj palët, "përkëdhel" Serbinë (VIDEO)

Protesta në Rudarë, Pula: E dirigjuar nga Vuçiç! Brukseli nuk i trajton njëlloj palët, "përkëdhel" Serbinë (VIDEO)

Shqipërim Pula, njohës i çështjeve ndërkombëtare të Kosovës deklaroi përmes një lidhje “Skype” se protesta në Rudarë dhe tensionet që po vijojnë prej më shumë se 2 javësh janë të dirigjuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Vuçiç tha se Serbia ka një “përkëdhelje” të padeklaruar nga Brukseli, pasi Beogradit i lihet mundësia të kërkojë zbatimin e një marrëveshje, ndërkohë që të tjerat anashkalohen.

Tashmë Vuçiç ka bërë të qartë që ai është dirigjent i një orkestre të vendosur në veriun e vendit. Ata janë grupe paramilitare të mirëorganizuara që orkestrohen nga Vuçiç.

Vuçiç prej kohësh ka një 'përkëdhelje' të padeklaruar por lihet të kuptohet nga Brukseli zyrtar, pasi ata duke sikur nuk kanë një paanshmëri ndërmjet palëve, por ka një qasje ndryshe ndaj Serbisë. Pasi asnjëherë nuk i është kërkuar Beogradit të zbatojë marrëveshjet të gjitha,  Serbisë i është lënë mundësia që të kërkojnë zbatimin e një marrëveshje specifike, por duke anashkaluar të tjerat. Çështja e komunave serbe është një nga pikat, por nuk duhet harruar që një pjesë e marrëveshjeve të Brukselit janë të pazbatueshme, dhe s’ka pasur analizë deri kur janë zbatuar. 

Ne kemi një fqinj problematik, dhe një fqinj që di të viktimizohet. Çdo thirrje nga ndërkombëtaret fillimisht ka të bëjnë me ruajtjen e qetësisë dhe e dyta me funksionimin e institucioneve ligjore. Çdo deklaratë përkthehet sipas interesave që atyre i leverdis dhe jo si duhet. Një pjesë e faktorit ndërkombëtar për interesa të caktuara në mënyrë të heshtur po e dëmton procesin dhe po e vë në rrezik përpjekjen 2 dekadëshe. 

Kemi pa video të grupeve para shtetërore ku janë vendosur barrikadat, duke ndezur zjarre dhe me armë në duar. Videot kanë qarkulluar dhe janë të zyrtarëve serb që po e nxisin situatën duke e përkthyer në një realitet ndryshe nga se duhet të ishte. Në protestën e sotme kishte disa protestues që nuk ishin të asaj pjesë të veriut, ishin risjellë për tu dukur më shumë. 

Nuk janë risi qëndrimet e Spanjës, por shqetësuese është që Borrell bën një deklaratë të tillë. Kujtoj që para dy ditësh kishim reagim të ashpër ndaj presidentit të Kroacisë nga Borrell. Jo vetëm ndaj Kosovës, por Borell ka një qasje të diskriminuar karshi vendeve të caktuare. Uroj që një qasje e tillë do ndryshojë kur shtetet mbështetëse së Kosovës do të kenë Presidencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy