
Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas përjeton disa ndryshime hormonale të mëdha, të cilat ndikojnë në lëkurën e saj.
Lëkura mund të bëhet më e ndjeshme, më e thatë, dhe më e prirur për çrregullime si hiperpigmentimi dhe aknet e shtatzënisë.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të merret kujdes i veçantë për të ruajtur shëndetin e lëkurës, sugjeron farmacistja Vjosa Shkodra.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo ndau disa këshilla të vlefshme për kujdesin e lëkurës gjatë shtatzënisë.
Shumë prej ndjekëseve të mia janë shtatzëna ose në periudhën e gjidhënies dhe janë të shqetësuara për produktet që duhet të përdorin gjatë kësaj periudhe.
Gjatë shtatzënisë, gratë kalojnë një periudhë të veçantë të jetës dhe kjo kërkon një kujdes të shtuar për shkak të ndryshimeve hormonale.
Lëkura mund të bëhet më e ndjeshme, më e thatë dhe mund të paraqiten shenja të hiperpigmentimit dhe akneve.
Për këtë arsye, është e rëndësishme të përdoren produkte hidratues dhe të sigurt.
Një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë është tharja e lëkurës. Për të parandaluar këtë, sugjeroj përdorimin e acidit hialuronik, i cili është një hidratues shumë i mirë.
cidi hialuronik është ideal për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të butë.
Ndër pyetjet më të shpeshta që merr farmacistja është se si mund të parandalohen strijat.
Strijat janë të lidhura ngushtë me faktorët gjenetikë dhe është e vështirë t’i parandalosh ato plotësisht.
Megjithatë, përdorimi i kremrave me acidi hialuronik dhe vaselinë mund të ndihmojë në mbajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës.
Sugjeroj përdorimin e këtyre kremrave dy herë në ditë, gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë, për të arritur rezultatet më të mira.
Farmacistja Shkodra thekson rëndësinë e ndërprerjes së përdorimit të kremrave me retinol gjatë shtatzënisë.
Retinoli është një përbërës që përdoret për trajtimin e lëkurës së dëmtuar, por mund të jetë i dëmshëm për fetusin, pasi është teratogjen, që do të thotë se mund të shkaktojë defekte të lindura.
Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të bëheni shtatzënë, duhet të shmangni përdorimin e kremrave me retinol, si dhe serumet që e përmbajnë atë.
Shkodra gjithashtu thekson se është shumë e rëndësishme të përdoren kremra me faktor mbrojtës (SPF) gjatë gjithë shtatzënisë, për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.
Përdorimi i kremrave me SPF është thelbësor, dhe nuk ka asnjë arsye për të kufizuar përdorimin e këtyre kremrave, përveçse ato janë të sigurt dhe nuk përmbajnë toksicitet të dëmshëm.
Gjatë shtatzënisë, gratë të kujdesen për lëkurën e tyre me produkte të sigurt dhe efikase, duke përdorur hidratues të mirë, duke shmangur retinolin dhe duke përdorur kremra mbrojtës nga dielli për të parandaluar dëmet e mundshme të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV.



