Vendoret 2019/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjykimit

Vendoret 2019/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjykimit

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë sot kërkesën e qeverisë, lidhur me shtyerjen e seancës së gjykimit për padinë e bërë nga Shoqata e Bashkive për zgjedhjet vendore 2019, por Kushtetuesja e hodhi poshtë kërkesën e qeverisë për të pritur derisa Gjykata e Tiranës të shprehet lidhur me zgjedhjen e Pjerin Ndreut, në krye të kësaj shoqate.

Ndërkohë, poashtu është rrëzuar edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore për të qenë palë e tretë në proces.

Pas një ore do të rifilloj shqyrtimi i objektit të padisë kërkuar nga Shoqata e bashkive, për pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore 2019, si dhe shpalljen antikushtetuese të regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 2019, për shkak se siç thotë kjo shoqatë, i ka tejkaluar afatet kohore për tu regjistruar dhe marrë pjesë në zgjedhje.

 Kushtetuesja iu la një orë kohë deri në rinisje të seancës, për tu njohur palët me të gjitha aktet e dosjes të depozituara nga Shoqata e Bashkive.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”, tha Kokona.

Ndërsa, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019.

“Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”, u shpreh Dervishi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy