Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar retorikën ndaj Lëvizjes Socialiste për integrim.
Gjatë një takimi elektoral në kryeqytet, Basha i ka cilësuar si matrapazë dhe shushunja, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fjalën e tij Basha u tha qytetarëve se nuk do të ketë pazar të vjetër, as darkë peshku dhe as drekë ngjalash në Republikën e re.
Sakaq Basha i ka njohur votuesit e PD-së edhe me programin ekonomik.



