
Shqipëria dhe Italia kanë vendosur të thellojnë më tej bashkëpunimin e tyre në industrinë detare, me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes KAYO, kompanisë shtetërore shqiptare dhe Fincantieri, kompanisë lider në botë në ndërtimin e anijeve.
Artur Meçollari, ish-zëvendës komandant i Forcave Detare tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se çështja është politike dhe se Rama ka lidhur marrëveshjen me kompanitë italiane Fincatieri për shkak të raporteve me Melonin.
Sipas Meçollarit në interes të Forcave Detare do të ishte që të vinte Damen Shipyards.
Më tej, Meçollari thotë se nuk ka kontratë edhe për atë që deklarua dje sepse askush nuk është ulur t’i shkruajë kushtet.
Fincantieri është si kompanitë e tjera, por 85 % e anijeve janë të linjës së prodhimit Damen Shipyards. Nga momenti që ka ikur Damen Shipyards, këto anije nuk janë riparuar. 4 anijet që i kemi , qeveria ka 11 vite që e gënjen Damen Shipyards për të ardhur në Pashaliman. Interesi i Forcave Detare ka qenë që të vijë Damen Shipyards. Se linja e anijeve që kemi në dispozicion sot është Damen Shipyards. Jemi në kushtet që qeveria prej 11 vitesh ka mashtruar kompaninë Damen Shipyards. Që për të qenë korrekt jo vetëm që ndihmoi në ndërtimin e kantierit ku u harxhuan 15 milionë euro për ngritjen e linjës së prodhimit Damen Shipyards të cilat sot nuk ekzistojmë më.
Qeveria holandeze ka paguar si grant 1.5 anije. Nga 4 anije, 1.5 anije janë të prodhuara të reja. Janë grant i qeverisë holandeze.
Në vend që qeveria shqiptare të lidhej me Damen Shipyards, merr një kompani tjetër e cila na ka dhuruar një anije të vjetër, qeveria italiane dhe nuk e dimë kur do fillojë prodhimi, çfarë do të ndodhë se është bërë vetëm një letër që ‘ne angazhohemi që do të bashkëpunojmë së bashku për lidhjen e një kontrate’, por termat e kontratës nuk i di njeri se nuk janë ulur për t’i shkruar. Do të thotë që qeveria shqiptare në vend që të mbajë përgjegjësi që ka shkatërruar kantierin e Pashalimanit sot Vëngu deklaron “ditë e madhe në historinë e ndërtimit të anijeve”.
Është politike, qeveria është duke u lidhur me qeverinë Meloni me të gjitha mundësitë për shkak të mbijetesës së saj dhe Meloni është një nga spirancat që mund të shpëtojë qeverinë Rama.
Për shkak të korrupsionit politik, nuk po them për shkak të korrupsionit financiar se ajo do zbuluar ne po dëmtojmë të ardhmen e Forcës Detare. Është shkatërruar i gjithë sistemi i bazave. Kemi dy baza të Forcës Detare me një sipërfaqe 70 hektarë në sekuestro preventive.



