Mikel Shallari pranon vrasjen komisar Artan Cukut, zbulohet kush e porositi (VIDEO)

Mikel Shallari pranon vrasjen komisar Artan Cukut, zbulohet kush e porositi (VIDEO)

Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.

24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.

Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin policisë.

Por Mikel Shallari sipas burimeve është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit faktoje se ai është ekzekutori.

Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të të jene dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.

Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në  kohë në  kur po hynte në  pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhë rshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari./tvklan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy