As ai nuk e beson: Kënga e Flori Mumajesit, në reklamën gjigante në mes të New York

As ai nuk e beson: Kënga e Flori Mumajesit, në reklamën gjigante në mes të New York

Kënga e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon me titull ‘Karma’ është padyshim një prej hiteve më të dëgjuara të verës që lamë pas.

Por Flori Mumajesit me siguri nuk do t’ja kishte marrë mendja se ‘Karma’ një ditë do të shfaqej në mes të Time Square në New York, në një reklamë gjigante elektronike.

Në një qiellgërvishëse pranë lokalit të famshëm ‘Hard Rock Cafe’, shihet posteri i këngës dhe shkrimi: ‘Flori Mumajesi publikon hitin në spanjisht ‘Karma’.’

Një gjë të tillë nuk ka arritur ta besojë as vetë producenti i njohur i cili ka shkruar: ‘Për ata që si unë nuk e besojnë. Investigoni dhe na ndihmoni!’

Reklama duket se është bërë nga një firmë e njohur amerikane e marrëdhënieve me publikun, e quajtur ‘AMW’. Por sesi kanë rënë ata në gjurmët e Mumajesit, as ai vetë mesa duket nuk e di.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy