GJKKO i ka kthyer SPAK-ut dosjen e mikrokredive me kërkesën për plotësim të hetimeve hetimesh.
Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se duket qartë që hetimi i kryer ka qenë i paplotë.
Sipas Zhabinës vendimi i GJKKO do i hapë rrugë zbulimit të zyrtarëve që e mbajtën në këmbë skemën e mashtrimit.
GJKKO i ka lënë 5 muaj afat prokurorit Kondili dhe disa detyra që ai duhet të kryejë. Duke qenë se seanca bëhet me dyer të mbyllura nuk i kemi zbuluar. Kemi të bëjmë me një hetim që nuk është kryer i plotë nga SPAK.
Kompanitë e mikrokredive kanë qenë të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe në sitën e SPAK-ut duhet të kalojnë zyrtarët e BSH që ‘nuk e kanë parë’ këtë skemë mashtrimi me mikrokreditë pavarësisht se media fliste gjithë kohës.
Nuk janë marrë masa për t’i hequr licencën këtyre kompanive që ishin kthyer në gangrenë jo vetëm për ata që kishin marrë kredi modeste, por edhe për familjarët e tyre.
Vendim i mirë i GJKKO për të kuptuar se kush ishin zyrtarët që e mbajtën në këmbë në këtë skemë. Sepse skema nuk mund të funksiononte pa mbështetje të zyrtarëve, qoftë në BSH, por edhe të institucioneve të tjera.



