Shkencëtarët nuk i japin dot shpjegim rritjes së penisit 30 vitet e fundit

Shkencëtarët nuk i japin dot shpjegim rritjes së penisit 30 vitet e fundit

Gjatësia mesatare e penisit në mbarë botën është rritur me 25 për qind në dekadat e fundit dhe shkencëtarët që zbuluan këtë rritje të dukshme thonë se mund të mos jetë një gjë e mirë.

Në një studim të botuar në Revistën Botërore të Shëndetit të Burrave, studiuesit e Stanford-it vunë re se sipas meta-analizës së tyre të studimeve dekadash, gjatësia e penisit në ereksion është rritur 24 përqind - nga 4.8 inç në rreth gjashtë- dhe pse këto 30 vjet nivelet e testosteronit dhe cilësia e spermës kanë rënë.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit panë 75 studime që kishin filluar në vitin 1942 dhe përfshinin të dhëna për gati 56,000 burra. Ata u befasuan kur zbuluan se për 29 vitet e fundit të periudhës që ata studiuan, gjatësia e raportuar e penisit në ereksion filloi të rritej.

Ndërsa studiuesit ishin në gjendje të shihnin efektin e kësaj tendence të dukshme, ata nuk janë të sigurt për shkakun e saj. Kjo mungesë e shkakut të qartë është, siç i tha në USA Today, urologu i Stanford Medicine, Dr. Michael Eisenberg , një gjë për tu alarmuar.

"Pyetja miliona dollarësh është pse po ndodh kjo," tha Eisenberg, i specializuar në fertilitetin mashkullor.

Duke pasur parasysh rezultatet dërrmuese të studimeve mbi numrin e spermës dhe tendencat e nivelit të testosteronit në vitet e fundit, ekipi i studimit në Stanford tha në një njoftim për shtyp të shkollës se ata nuk do të ishin habitur nëse do të shihnin rënien e gjatësisë së penisit pas këtyre të dhënave, por në vend të kësaj ata panë të kundërtën.

"Duke pasur parasysh tendencat që kishim parë në masat e tjera të shëndetit riprodhues të meshkujve," shkruhet në njoftimin për shtyp, "ne menduam se mund të kishte një rënie në gjatësinë e penisit për shkak të të njëjtave ekspozime mjedisore.

Rritja ndodhi në një periudhë relativisht të shkurtër kohore," vëren studimi. "Çdo ndryshim i përgjithshëm është shqetësues."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy