Rruga e pandalshme për transformimin e Tiranës ka hyrë tashmë në një epokë të re. Nga një qytet me ndertësa të ulta, Tirana e dekadave te fundit po zhvillohet vertikalisht përmes ndërtimit të gratacelave. Qyteti i cili lindi në një bulevard dhe u përgojua për vite e vite për ekzistencën e tij, sot po i nënshtrohet një trajektoreje të re zhvillimi, të iniciuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, e që ka gjetur mbështetjen e politikës, herë me kamuflime për t’i shpejguar publikut nëdrëhyrjet dhe herë të tjera drejtpërsëdrejti, për ti justifikuar ato me nevojat e përmirësimit të cilësisë së jetës.
Sot hotel Tirana, i cili për vite me radhë ka qenë emblem në identifikimin e qendrës së kryeqytetit, po e humb shkëlqimin i rrethuar nga të tjera godina simotra. Me planin e ri urbanistik, pamja e finale e transformimit vertikal do të shihet në vitin 2030, ndërsa debati politik dhe protestat nga ata që e konsiderojnë këtë një masakër urbane të lidhura nga interesa klienteliste, deri më tani janë mbajtur nën kontroll. Në fund të vitit 2017, fëmijët e fundit që provuan të luanin në parkun e lojërave 7 xhuxhat, nuk mundën të preknin zemrën e politikanëve dhe as të ndërtuesve të mëdhenj. Më tej, ishin artistët e nderuar të teatrit kombëtar që refuzuan të pranojnë shembjen e godinës, duke përdorur forcën e fjalës, madje duke kërcënuar se do të vetëflijohen brenda saj.
Përpjekjet për të gjetur jo argumente, por bazë ligjore që ky transformim është dëshmi e vjedhjes, harbutërisë deri në fatalitet urbanisitik, kanë rezultuar edhe ato të sprapsura. Plani urbanistik i Tiranës, i cili u miratua në fund të dhjetorit 2016 me debate të shumta, mori dritën jeshile pas firmës nga kryeministri Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe kjo përmes një procedure krejtësisht korrekte, por pikëpyetja qëndron te ajo çka vjen pas këtij plani.
Pas hedhjes së firmës nga Rama duket se asgjë nuk mund të ndryshohet më dhe Tirana e 2030-tës do të ketë disa kulla të cilat do të jenë me lartësi mbi 100 metra, dhe disa prej tyre do vendosen fiks në qendrën e Tiranës. Por për këtë tentativë transformimi të shpejtë, për ta kthyer kryeqytetin si një miniaturë e Nju Jorkut me Manhatnin e vet, me vlerë janë mendimet e ekspertëve të urbanistikës, ekonomisë e ndërtimit. Këta të fundit edhe pse ndahen në pro dhe kundër planit të kullave, referojnë në horizont ose fatalitet ekonomik, ose përkundrazi të vetmen formë për t’i dhënë hov zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies.
Megjithëse një tipologji e tillë është ndjekur edhe në vende të zhvilluara, e perspektiva ka treguar se ato kanë pasur produktivitet në zhvillimin ekonomik, në rastin e kryeqytetit, arktikteti Flamur Kuçi pohon se një bum i tillë strukturash nuk do të ngrihen sipas nevojave të tregut.
Duke shtjelluar më tej argumentin e vet, Kuçi thotë se janë i gjithë ky bum ndërtimesh ka vetëm një shpjegim, që nuk i shkon aspak përshtat interesit publik.
Ndërsa eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa parashikon rritje të përkohshme ekonomike vetëëm në një periudhë afatshkurtër.
Por, nuk ndan të njëjtin mendim për zhvillimin vertikal të kryeqytetit ndërtuesi Hajredin Fratari .
Për arkitektin Kuci trashëgimia kulturore e kryeqytetit gjatë 30 viteve të fundit ka ecur në një proces shkatërrimi, i cili do të fundoset plotësisht me këtë vizion.
Ndëkohë, Fratari e konsideron të mirëmenduar një projekt të tillë dhe e ardhmja do t’i ofrojë mundësi popullsisë që do të zhvendoset në kryeqyet, si për të jetuar ashtu edhe për të punuar.
3 vjet më parë, tregu i apartamenteve në Tiranë numëronte sipas agjencive imobiliare dhe ndërtueseve një stok banesash të pashitura që shkonin deri në 10 mijë të tilla. Për këto statisitika, Erion Veliaj shprehej se do të kërkonte postin e kryebashkikaut me angazhimin se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, por do të zhvillonte Tiranës përmes parqeve dhe hapësira publike. Por, rrjedha e këtij permtimi ndryshoi, teksa Veliaj përdor si argument për lejet e reja ndërtimore jo vetëm shitjen e këtyre apartamenteve në një kohë të shkurtër, por edhe nevojën e shumëkatëshave me me prognozën se Tiranës deri në vitin 2030 do t’i shtohen edhe 250 mijë banorë të tjerë.
Edhe kalkulimet e INSTAT referojnë shtim të popullsisë në Tiranë, por me demografi shumë të ulët se ajo që referon sot kryebashkiaku, ndërsa tregu i pasurive të palujtshme nuk po njeh bumin që kishte në fillim të viteve 2000. Në këtë këndëvështrim, edhe pse nevoja për të integruar dhe sistemuar një popullsi në rritje kërkon një rrugëdalje, për Xhepën ka një interpretim të kundërt dhe me pikëpytje kombatëre.
Fenomeni i zhvillimit vertikal të qendrës historike të Tiranës, është kopsitur në prill të vitit 2017 përmes një vendimi me numër 325 “Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të tiranës dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth”, I cili përcakton kufij të rinj për dhe rregulla të reja për ndërtesa.
Ky vendim ka shfuqizuar atë të vitit 2000, i cili jo vetëm nuk toleronte ndërtime, por ka shembur një seri objektesh të cilat ishin gangrenë e arkitekturës klasike të kryeqytetit. Një tjetër specifikë e vendimit të hershëm, ishte ndalimi i rreptë i godinave me lartësi më të madhe se ajo e Hotel Tiranës. Dhe për miliarda lekë që ndërtuesit do hedhin në zonën më të shtrenjtë të kryeqytetit opozita ka zgjedhur të heshtë.



