Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë subjekt titujsh mediatikë mbrëmjen e së shtunës, pas raportimeve se ai po e kalon fundjavën në jahtin e Devollëve në Mal të Zi, me publikimin e disa fotografive ku pretendohet se ai po endet në këtë jaht.
Por vetë Shpend Ahmeti tha se nuk ka shëtitur me kurrëfarë jahti dhe se po i kalon pushimet së bashku me familjen e tij.
Në një bisedë me “Periskopin”, Ahmeti tha se të premten në mbrëmje ishte në Shqipëri për ta parë ndeshjen e futbolit mes Kosovës dhe Islandës, ndërsa dje, së bashku me familjen e tij, ka vazhduar pushimet në Mal të Zi.



