Beqiraj për dosjet e “nxehta” në SPAK: Politika po lufton që ta pengojë punën e institucionit (VIDEO)

Beqiraj për dosjet e “nxehta” në SPAK: Politika po lufton që ta pengojë punën e institucionit (VIDEO)

Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi dy ditë më parë se janë duke u hetuar ish presidenti Meta, kryetari aktual i PD-se Berisha dhe familjarët e tij.

Por pa përmendur emra tha se nën hetim janë edhe disa politikanë të tjerë dhe ish zyrtarë.

Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, u shpreh në studion e “MCN live”, se ka rënë miti i pandëshkueshmërisë ndaj tyre  dhe se politika po bën të pamundurën për ta penguar punën e SPAK.

Duhen çuar kallëzime penale, në këtë vend ka renë miti i pandëshkueshmerisë, dhe do të bie akoma në muajt në vazhdim.

Këtu kryesorja është se këtu politika po lufton me mish e me thonj, për ta penguar punën e SPAK, s’po lejnë gur pa lëvizur mandej kanë bërë edhe disa akte nënligjore. SPAK nuk e ka mbështetjen e politikës, e kanë zhytur deri këtu duke e humbur në dosje të vogla, dhe po humbasin në gjera të mëdha për ti zgjidhur.

Mos u mundoheni ta dekurajoni, lëreni të bej punën e saj, do ta çojnë dhe metën edhe Berishën, lërini të punojnë institucionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy