Këngëtari shqiptar nga Tuzi në Malin e Zi, Toni Ujkaj flet për këngën e re “Mërgimtarët tanë”.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tregoi se për këtë këngë është frymëzuar nga vepra dhe kontributi ndër vite i mërgimtarëve.
Fillimet e mia në muzikë janë të hershme, nga koha kur isha fëmijë në moshën 5 vjeç kam filluar.
Debutimi në skenë ishte në moshën 9-vjeçare, kur u paraqita me një këngë dhe më tej kam vazhduar me aktivitete ndër vite.
Këngën “Mërgimtarët tanë”, e kam bërë për mërgimtarët tanë. Se e dimë që mërgimtarët tanë janë kontribuues të mëdhenj.
Unë jam frymëzuar nga veprat e tyre humane dhe kontributi ndër vite. Tekstin e kam bërë unë dhe kompozimin kompozitori Alban Furtuna.
Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë dhe i dedikohet punës dhe kontributit të pakufishëm të mërgimtarëve tanë.
“Kënga e malësisë” tekstin e ka shkruar këngëtari Nikoll Nikprelaj, ndërsa orkestrimi i këngës është bërë nga kompozitori Alban Furtuna.
Kjo është kënga më e dëgjuar ndër vite të cilën unë e kam krijuar deri sot.
Ndërsa punon dhe si gazetar, Ujkaj u shpreh se gazetaria do angazhimin, por duke qenë se punon në një gazetë javore i ngelet më shumë hapësirë për tu marrë dhe me muzikën.
Muzika për mua është një frymëzim dhe pas një dite të ngarkuar nga terrenet gazetareske, muzika është një freski.
Shumë shpejt do të bëj një projekt tjetër, do të jetë një këngë që do i dedikohet dashurisë. Kam ftesa dhe angazhime për fundvit.



