Ambasadori i SHBA: Të shqetësuar me disa zgjidhje politike të qeverisë Kurti

Ambasadori i SHBA: Të shqetësuar me disa zgjidhje politike të qeverisë Kurti

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nga Gjakova tha se Amerika është e shqetësuar me disa zgjidhje politike të qeverisë Kurti.

 

Drupal Ad

 

 

 

Hovenier tha se ka biseduar me zyrtarë të qeverisë pas miratimit të ligjit për KPK-në dhe KPM-në. Ai vuri në dukje se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane

"Sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së, nganjëherë ndjej se të gjithë doni të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë shumë kohë duke u brengosur për këtë çështje, do ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt gjithmonë. Kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me ta dhe do të jemi. Kjo nuk nënkupton që duhet të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Nuk është e fshehtë se qeveria ime bashkë me disa prej partnerëve që punojmë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia e BE-ja kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti”, u shpreh ai para mediave.

Miratimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM) nga Kuvendi i Kosovës ka nxitur reagime të misioneve ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike në Kosovë, pasi ka shqetësim për kontrollin e mundshëm të dy sistemeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy