
Papa Françesku thotë se Kombet e Bashkuara janë të pafuqishme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një intervistë në spanjisht me agjencinë kombëtare të lajmeve të Argjentinës Télam, Papa tha se “Kushtetuta e OKB-së nuk i jep organizatës atë lloj pushteti”.
Papa shtoi ndër të tjera se ndërsa OKB-ja ishte në gjendje të ndihmonte në parandalimin e luftërave, ajo nuk kishte fuqi për të vendosur autoritetin e saj mbi luftën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në mbarë botën.
Ai gjithashtu bëri thirrje për guxim dhe kreativitet nga institucionet ndërkombëtare, duke thënë se të dyja janë të nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve shumë serioze.



