Të paktën nëntë vetë, duke përfshirë dy shtetas britanikë, kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën ishullin spanjoll të Mallorcas.
"The Guardian" bën me dije se çifti thuhet se u mbytën në një taksi pasi u përmbytën në qytetin i Sant Llorenç des Cardassar, rreth 40 milje në lindje të Palma, të martën në mbrëmje.
Një valë e madhe e ujit me baltë përfshiu qytetin e Sant Llorenç des Cardassar, në lindje të ishullit, pasi një lumë doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura.
Automjetet u zhvendosën nga uji, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat lokale.
Ushtria spanjolle ka venë në dispozicion mbi 100 persona për operacionet e shpëtimit së bashku me qenët e sniffer për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarëve.
Helikopterë dhe avionë të ushtrisë janë nisur nga Valencia për t’u përfshirë në operacion.

Një zëdhënëse për shërbimet emergjente tha se përvç dy britanikëve të vdekur autoritetet dyshojnë nëse ka njerëz të tjerë britanikë që mungojnë. "Dy spanjollë dhe një grua holandeze gjithashtu vdiqën. Dy prej tyre vdiqën në Sant Llorenç, një në Artà dhe dy në S'illot", tha ajo.
Më vonë, shërbimet emergjente njoftuan se nëntë vetë kishin vdekur. Ata përfshinin dy burra, trupat e të cilëve u gjetën në Artà dhe Sillot.
Tenisti Rafael Nadal, i cili është nga Mallorca, ofroi për të hapur qendrën e tij sportive dhe akademinë e tenisit për njerëzit e zhvendosur nga përmbytjet.
Ishujt fqinj të Ibiza dhe Formentera janë vënë nën gatishmëri ndërsa stuhitë e rënda të shiut lëvizin drejt tyre.



