Mogherini rikthehet në Tiranë me të njëjtën axhendë, ndërsa politikanët shqiptarë.......

Mogherini rikthehet në Tiranë me të njëjtën axhendë, ndërsa politikanët shqiptarë.......

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën të shtunën më 4 mars, pikërisht në fund të afatit që ka Parlamenti shqiptar për të votuar komisionet e vettingut me pjesëmarrje të njëjtë nga pozita dhe opozita.

Turi diplomatik i zonjës Mogherini nis me Podgoricën, më 1 mars, për të vijuar me Sarajevën një ditë më vonë dhe më tej me Beogradin e Prishtinën, për ta mbyllur në fund të kësaj jave me Tiranën. 

Federica Mogherini rikthehet në Tiranë fiks një vit nga 4 marsi 2016, kur bëri thirrje në Parlament për zbatimin e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE, shkruan TCH.

Pas një viti, opozita ka bojkotuar Parlamentin, ndodhet në çadrën e protestës dhe mazhoranaca është vënë përpara kërkesës për qeveri teknike dhe votim elektronik më 18 qershor. 

Pra, pikërisht pas një viti kryediplomatja e Brukselit vjen me të njëjtën axhendë në Tiranë, ndërsa ata që kanë ndryshuar axhendën janë politikanët shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy