Franca, Britania dhe Holanda dërgon ndihma në ishujt e shkatërruar nga uragani

Franca, Britania dhe Holanda dërgon ndihma në ishujt e shkatërruar nga uragani

Vendet europiane po rrisin përpjekjet e ndihmave në territoret e tyre në Karaibe të shkatërruar nga Uragani Irma, mes kritikave të shumta për reagim të vonuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po viziton ishujt francezë që u goditën nga stuhia, tha se një ngarkesë e madhe ndihmash po vjen nga një avion i madh ushtarak.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe mbreti holandez Willem-Alexander gjenden gjithashtu për të njëjtin shkak në Karaibe dhe kaluan natën atje.

Irma vrau të paktën 23 persona në territoret e jashtme të tre shteteve.

10 nga viktimat humbën jetën në ishullin francez të Shën Bartolemisë dhe në pjesën franceze të Shën Martinit, e cila ndahet me Holandën.

Ndërsa arriti në ishullin fqinj të Guadeloupes të martën, Presidenti Macron tha se qeveria ishte përgjigjur me “një nga aeroplanët më të mëdhenj që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Ai u tha gazetarëve se stuhia e javës së kaluar kishte qenë pothuajse e pashembullt dhe se reagimi ishte penguar nga një stuhi e dytë, Jose, që goditi zonën ditë më vonë.

Por ai premtoi një “rilindje” të ishujve ndërsa trupat dhe furnizimet e ndihmave po dërgoheshin.

Rreth 1.000 ushtarë të Britanisë së Madhe janë tani në rajon për të ofruar ndihmë, dhe më shumë trupa dhe furnizime priten në ditët në vijim, thonë zyrtarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy