Prezencë akulli, shmangni këto akse rrugore në Tiranë nëse nuk doni të aksidentoheni

Prezencë akulli, shmangni këto akse rrugore në Tiranë nëse nuk doni të aksidentoheni

Temperaturat në kryeqytet mbrëmjen e sotme parashikohet të zbresin deri në – 10 gradë celsius, ndërsa edhe 24 orët në vijim parashikohet mot i ftohtë.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangim daljet e panevojshme, e sidomos për drejtuesit e mjeteve, pasi në disa rrugë ka prani akulli.

Si pasojë e temperaturave të ulëta njoftojmë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të ujit dhe akullit në rrugë më konkretisht: 

• Kryqëzimi i Laprakës.

• Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.

• Priskë Nr.2.

• Në rrugën “Qamil Guranjaku”.

• Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.

• Në rrugën “Karl Topia”.

• Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.

• Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.

• Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.

• Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë. 

“Shërbimet e Policisë së Tiranës janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkatuara nga moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në disa raste. Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy