Biznesmeni me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, vihen në lëvizje Krimet e Rënda

Biznesmeni me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, vihen në lëvizje Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të shtetasit Orest Sota, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Krimeve të Rënda, sipas të cilave në hetim është përfshirë edhe itinerari i kryer nga Sota, Tiranë-Rogozhinë-Elbasan.

Ndërkohë, nga verifikimet është konstatuar se shoferi i Sotës është gjetur në sediljet e mbrapme të makinës, ku ishin hedhur paratë.

Gjithashtu, një detaj tjetër i është bashkangjitur hetimit, adresa ku jeton Orest Sota, i cili një pronë e ka pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Sota është shfaqur disa herë në kronikat televizive me Saimir Tahirin, kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm. /tch  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy