Trump fton në inaugurimin e tij Presidentin e Kinës Xi Jinping

Trump fton në inaugurimin e tij Presidentin e Kinës Xi Jinping

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm.

Ftesa për inaugurimin e 20 janarit në Uashington ndodhi në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, dhe nuk është e qartë nëse ajo është pranuar, raporton CBS.

Anëtarët e rrethit të brendshëm të Trump mbeten kritikë të mprehtë të qeverisë së Xi, përfshirë aenatorin Marco Rubio dhe të zgjedhurin e tij për të qenë sekretar i shtetit dhe këshilltarin e ardhshëm të sigurisë kombëtare, Mike Waltz. 

Vetë Trump ka kërcënuar se do të rrisë tarifat për mallrat nga Kina. SHBA-ja ka vendosur një afat deri më 19 janar, në prag të inaugurimit, për kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, që të shesë aplikacionin e mediave sociale ose të përballet me një ndalim në SHBA.

Megjithatë Trump ka besuar gjithashtu prej kohësh se marrëdhëniet e ngushta lider-me-lider janë çelësi për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy