
Sjellja e investitorëve me pakicë gjatë pandemisë ndryshon në varësi të grupmoshave. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e JPMorgan Chase & Co.
Investitorët në përgjithësi janë të interesuar për asete alternative, por ata më të moshuarit po blejnë ar, ndërsa më të rinjtë asete si Bitcoin.
Moshat e reja, të lindurit pas viteve ’80, po përqafojnë aksionet, veçanërisht aksionet e teknologjisë, ndërsa të moshuarit po i shesin kapitalet e tyre, kanë konstatuar analistët e JPMorgan Chase&Co.
"Më të vjetrit në moshë vijuan ta orientojnë likuiditetin drejt fondeve të obligacioneve, blerja e të cilave mbeti e fortë gjatë qershorit dhe korrikut", thuhet në analizën mbi flukset e investimeve.
Kërkesa e investitorëve me pakicë këtë vit është e dukshme, pasi ka një rritje prej 46% të aksioneve në nivel global nga niveli i ulët i marsit.
ETF-të (transferimi elektronik i parave nga një llogari bankare në tjetrën) e arit dhe Bitcoin kanë përjetuar prurje të mëdha gjatë pesë muajve të fundit, pasi si investitorët në moshë edhe ata të rinj e shohin të rastit të investojnë në një valutë "alternative". / Bloomberg /



