Shoferi që terrorizoi dje qytetarët në sheshin “Skënderbej” do përballet me 3 akuza

Shoferi që terrorizoi dje qytetarët në sheshin “Skënderbej” do përballet me 3 akuza

32-vjeçari Arben Mema që terrorizoi një ditë më parë qytetarët në sheshin “Skënderbej”, pasi theu barrierat e u drejtua me shpejtësi për t’i përplasur, do të akuzohet për tre vepra penale.

Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Sipas raportimeve, testi i alkoolit që iu nënshtrua rezultoi zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar.

Nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme, ndërsa vetëm gjatë kontrollit që iu bë në momentin e arrestimit iu gjetën disa doza lënde narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy