Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, bën një bilanc të punës së tij që prej marrjes së detyrës. Nëpërmjet një postimi në FB, Demiraj thotë se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar 80 doza heroinë.
Demiraj thekson se vijon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.
“Lufte pa kompromis kunder kanabisit dhe perdorimit te parave te droges ne fushaten elektorale. Ministria e Puneve te Brendshme dhe Policia e Shtetit eshte e angazhuar te zbatoje ligjin dhe misionin kushtetues. Te vendosur te bejme dallimin”, shkruan Demiraj në FB.



