Basha nga Lezha: Premtuam një të ardhme më të mirë për njerëzit, do ia arrijmë së bashku (VIDEO)

Basha nga Lezha: Premtuam një të ardhme më të mirë për njerëzit, do ia arrijmë së bashku (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD-ja premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë gjë do e arrijë.

Sipas Bashës, asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Ne e dimë fare mirë si e nisëm këtë betejë. Sikundër e dinim prej momentit të parë se kë kishim përballë. Shumëkush vuri bast se shpresa kishte vdekur, se njerëzit nuk do të çoheshin. E kundërta ndodhi. Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre.

Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën”, u shpreh Basha.

Më tej Basha tha se përballë çdo familjeje, përball çdo fermeri, çdo sipërmarrësi të vogël apo të madh, çdo punonjësi në sektorin privat apo publik, përball mjekëve dhe infermierëve, pacientëve dhe familjeve të tyre, arsimtarëve dhe edukatorëve, përball të gjithë operatorëve të ekonomisë shqiptare, studentëve dhe pedagogëve, intelektualëve dhe arsimtarëve, ne dolëm me një program europian me zgjidhje të realizueshme për ta nxjerrë vendin nga 8 vite krizë.

Përballë patëm një kundërshtarë i cili njësoj si në zgjedhjet e kaluara nuk belbëzoi dot një fjalinë të vetme për krizën që ka shkaktuar. Asnjë zgjidhje! Asnjë ndjesë! Për javë të tëra, drejtuesit politik dhe kandidatët e Partisë Demokratike më kanë raportuar që Partia Socialiste u zhduk nga fusha, s’kishin më fushatë. Dhe ne e dimë fare mirë se pse. Sepse përballjen e vërtetë politike që meriton një vend normal, një shoqëri normale, që e meritojnë dhe do ta kenë dhe shqiptarët, ata nuk mund të vinin përveçse një bilanci zero negativë të shpunësimit, të emigracionit, të varfërimit, të rritjes së kostos së jetës, të premtimeve të pambajtura, por përdorën çdo dredhi, çdo marifet, çdo grup kriminal. Ja pra kë kishim përball ne, njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët dhe me interesat e tyre, dhe përballë kundërshtari po kështu njësoj si në 91-shin, me të gjitha pushtetet, madje duke rikthyer në jetë sigurimin famëkeq të shtetit me sistemin e patronazhistëve dhe me krimin në krah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy