Kuvendi i heq imunitetin Berishës, Soko: E ka humbur moralin për të përfaqësuar opozitën, hallin e vet e bëri pjesë të hallit të shqiptarëve (VIDEO)

Kuvendi i heq imunitetin Berishës, Soko: E ka humbur moralin për të përfaqësuar opozitën, hallin e vet e bëri pjesë të hallit të shqiptarëve (VIDEO)

75 deputetë të Kuvendit votuan sot pro heqjes së  imunitetit të Sali Berishës, duke i hapur kështu rrugë SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se Berisha e ka humbur moralin për të përfaqësuar qytetarët e opozitën pasi hallin e vet e bëri pjesë të hallit të shqiptarëve.

Berisha e ka humbur moralin për të përfaqësuar kauzat se hallin e vet e bëri pjesë të hallit të opozitës dhe shqiptarëve.

Në momentin që mbaruan zgjedhjet, erdhi qeveria, të gjithë shqiptarët janë opozitarë.

Këta njerëzit,  këta zëra opozitarë do duan moral për t'u përfaqësuar.

Jam dakord, që gjëja më e mirë që do bëhej ishin komisionet hetimore se janë çështje të rëndësishme që duhen hetuar. Porti i Durrësit duhet të kishte filluar në janar të 2023, janë marrë para aty.

Janë dhe 140 milionë eurot e Becchetti-t, po i merr lekët një nga një. Kemi transferuar para nga buxheti i qeverisë tek Alb Control dhe kjo do duhet të hetohet.

E kemi harruar se jemi marrë me hallin e Berishës. 

Më tej Soko tha se Berisha i ka mbledhur mbështetësit për interesin e tij, dhe këtë gjë tashmë nuk mundohet as ta kamuflojë.

Sot ai ka mbledhur pa turpin që do duhej të kishte, që shih se s’mund të përdor mbështetësit e PD për interesat e mia. E para se e kanë mbështetur, e ka në besuar. E dyta nuk është produktive, mblidh edhe50 mijë njerëz, por s’bën dot gjë.

Mundohen ta shfrytëzojnë dhe tani e bëjnë pa hipokrizi, e bëjnë në mënyrë të hapur. Sot do dalim se do më arrestojnë.

Klasa politike ka humbur kontaktin me popullin dhe realitetin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy