
Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat ka përfshirë edhe pensionet private.
Projektligji i ri sjell një hap përpara, duke përjashtuar nga tatimi pjesën e kontributit dhe parashikon tatim vetëm për pjesën e të ardhurave nga investimi i kontributeve.
Elvis Ponari, administrator i Fondeve Private të Pensionit, në MCN economy, shpjegon rëndësinë e ligjit të ri të tatimit që përfshin edhe pensionet private.
Dikush e interpreton ndryshe, por duke qenë se kemi qenë në diskutime se kjo pjesë neni 20 për tatimet është marrë fiks nga projektligji për pensionet private që duhet të dilte ose do dali pas zgjedhjeve.
Aty të jep një të drejtë që nëse do ti marrësh paratë të gjitha menjëherë pra në moshë pensioni, ti ke drejtë ti tërheqësh paratë e tua menjëherë, ty do të tatohet e gjithë shuma 15%.
Por ka një të mirë, normalisht i bën pagesa mujore, ti aty ke zbrit tatimin, pra shteti nga njëra anë thotë mos dil menjëherë se do ti heq edhe ato që ti kam lënë, kështu që të shton ose të çon ta ndash me pagesa mujore atë tatimin tënd, në mënyrë që unë të tatoj vetëm, 15 % të interesave dhe nëse ti ma deklaron ose e ke të deklaruar se ti i ke zbritur tatim, unë të heqë 10% të shumës, pra 15% i -ix lekë ishte 1 mijë €, do të heq edhe 10% të 1 mijë €urove.
Dhe ti je më i avantazhuar që gjatë gjithë jetës që ke punuar, ke bërë pagesa mujore, të është ulur tatimi mbi pagën që kur të dalësh në pension ti ta marrësh mujore këtë shumë të akumuluar në mënyrë që ti të shikoj pensionin e shtetit, të shikosh me këtë pagesë të pensionit privat, në mënyrë që të bësh një jetë me më standarde.
Ponari, thotë se tregu i pensioneve private në Shqipëri ngelet shumë i vogël qoftë krahasuar me vendet fqinje të rajonit. Ai kërkoi heqjen e tatimit mbi të gjithë shumën e përfituar nga pensioni privat, duke përfshirë edhe kontributet.
Ekzistojnë katër fondet private që janë në total 50 milionë € asete, rreth 40 mijë klientë, është shumë e ulët.
Ne flasim për taksa, por sa i përket pensioneve janë kontribute që nuk tatohen në asnjë vend të botës, ne kemi më shumë se pesë ligje për pensione private suplementare që nuk tatohen, kurse te qytetari tatohen, jemi në debate.
Çfarë benifit fiskal ka nëse ai pensionist tatohet, por si koncept, si produkt, ti e heq pagesë mujore, që në fund fare nuk duhet të tatohen.



