Bledi Çuçi ka vizituar familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, për t'i shprehur ngushëllimet mbi humbjen e djalit të tyre.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Çuçit si ministër i Brendshëm, pasi shkak për emërimin e tij u bë largimi i Sandër Lleshajt pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë.
Burime bëjnë me dije se vizita e tij në familjen Rasha ka zgjatur vetëm 10 minuta, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policis së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.



