SOROS: Financuam Reformën në Drejtësi, e duan 96% e shqiptarëve

SOROS: Financuam Reformën në Drejtësi, e duan 96% e shqiptarëve

“Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, i financuar nga George Soros, shfrytëzoi prezantimin e një studimi kombëtar mbi pandëshkueshmërinë, për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me Reformën në Drejtësi.

Drejtori ekzekutiv, Andi Dobrushi pranon se Fondacioni ka financuar Reformën në Drejtësi dhe se është krenar për këtë.

“E gjej të udhës të sqaroj dy gjëra, duke pasur parasysh tymnajën e krijuar muajt e fundit lidhur me rolin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi. Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e Fondacionit dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë të përfshirë. Është një reformë që mbështetet nga 96 për qind e shqiptarëve. Kemi mbështetur financiarisht, bashkë me Ambasadën amerikane dhe projektin e delegacionit të Bashkimit Europian, të gjithë procesin”, tha Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv “OSFA”.

Dobrushi sqaron të gjithë pozicionin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi.

“Kemi një marrëveshje me Parlamentin, që detajon mbështetjen që Fondacioni i jep procesit. Kemi pasur një ekspert, ish-gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut. Pjesa tjetër i jemi përgjigjur Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi”, tha më tej Dobrushi. /tch

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy