Rinumërimi i kutive të qarkut të Tiranës nxori në pah shkeljen e ligjit nga disa numërues. Nga 64 kuti, vetëm 7 tabela rezultatesh përputheshin me votat që ndodheshin brenda kutisë. Në 57 kuti të tjera, votat ishin tjetërsuar dhe numërimi i parë me atë të dytin.
Në total, Partia Socialiste kishte marrë padrejtësisht 69 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 47 të tilla. LSI-ja ka marrë padrejtësisht 74 vota më shumë, ndërsa PDIU është e vetmja me bilanc negativ, ku edhe pse i kishin hequr 5 vota në total, ajo vetë kishte përfituar padrejtësisht 52 vota, ndërsa i kishin marrë 57 të tilla.
Nga këto lëvizje nuk ndryshon rezultati në nivel qarku, por është konsumuar vepra penale e falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal.
Po kjo vepër kur kryhet nga numëruesit, dënohet me burgim nga 3-7 në shtatë vjet.



